Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka sulmuar fizikisht dy persona. Sipas burimeve të Gazetës Express, Lushtaku ka lidhje familjare me njërin prej personave që i ka sulmuar.
Express mëson se Nuredin Lushtaku, derisa ka qenë në restorantin e vet, ka sulmuar fizikisht kushëririn Fejzë Lushtaku.
Ndërkaq personi tjetër të cilin Lushtaku e ka sulmuar në objektin e komunës së Skenderajt, është Gani Halilaj.
I pyetur nga Express rreth rastit Lushtaku ka mohuar duke thënë se nuk është përleshur me askënd.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...