Nënkryetari i PDK-së: S'përjashtohet mundësia që të hyjmë në Qeveri, por momentalisht s'ka vendim - Gazeta Express

Gazeta Express

19/10/2020 17:59

Nënkryetari i PDK-së: S’përjashtohet mundësia që të hyjmë në Qeveri, por momentalisht s’ka vendim

Gazeta Express

19/10/2020 17:59

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka thënë se aktualisht si subjekt politik nuk e kanë ndërruar qasjen në raport me mundësinë e futjes në Qeveri.

Ai në Frontal të T7 ka thënë se PDK-ja nuk ka marrë ende një vendim për këtë, duke aluduar se momentalisht janë për të qëndruar në opozitë. Por, Totaj nuk e përjashton krejtësisht mundësinë që PDK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe PDK-ja nuk merr vendime ad-hoc. Qasja jonë është e njëjtë siç ka qenë… Mundësinë nuk e përjashtoj as unë, por se s’ka vendim për të hyrë në Qeveri”, tha Totaj.

Marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Totajt duhet të presupozojë përfundimin e plotë të mandatit të Qeverisë.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, e presupozon përfundimin e mandatit deri në vitin 2023. Marrëveshja për presidentin do të duhej të ishte marrëveshje gjithpërfshirëse për përfundimin e mandatit”, tha ai.

Për ambicien e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, Totaj tha se kjo është më shumë çështje që varet nga dy partitë e mëdha të vendit. /GazetaExpress/