Këtë të shtunë janë bërë plot 22 vite prejse nënkoloneli Martin Browning për herë të parë vizitoi Kosovën.
Gazetare: Ardita Rashiti
Por asokohe, Browning bashkë me shumë ushtarë të tjerë, morën rrugë për të ofruar ndihmë qytetarëve të cilët po dëboheshin e vriteshin pafajësisht.
Urdhri për t’u nisur drejt Kosovës kishte ardhur aq shpejt sa që Browning nuk pati mundësi t’i njoftojë familjen e tij për rrugëtimin e tij të ri. Por vite më pas, Browning thotë se ndjehet krenar për punën e tij këtu.
Browning, i cili ishte pjesë e brigadës së ushtarëve nga Britania, kishte dëgjuar për Kosovën.
Mirëpo ajo që e dallonte këtë vend nga zonat e tjera të konfliktit, thotë se ishte mirëpritja nga qytetarët.
Entuziazmin e kosovarëve, Browning po e krahason me të francezëve pasi që përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Prandaj nënkoloneli thotë se është i lumtur që u bë pjesë e këtij rrugëtimi të Kosovës.
Megjithatë, ndonëse ishte përfundimi i luftës, situata këtu vazhdonte të ishte e tendosur.
Browning i cili për herë të parë pas luftës, në Kosovë erdhi vitin e kaluar, thotë se vendi ka ndryshuar shumë. E vetmja gjë që s’ka ndryshuar, është mirënjohja e kosovarëve për britanikët.
Aktualisht ai shërben si këshilltar në FSK, mirëpo planifikon të vizitojë vendin të cilit i ka ofruar shumë, edhe pas pensionimit.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...