Nëndetësja luksoze është një “lodër” e re për të pasurit - Gazeta Express
string(54) "nendetesja-luksoze-eshte-nje-loder-e-re-per-te-pasurit"

AutoTech

Gazeta Express

18/05/2022 23:26

Nëndetësja luksoze është një “lodër” e re për të pasurit

AutoTech

Gazeta Express

18/05/2022 23:26

Kompania U-Boat Worx ka prezantuar një nëndetëse të re. Bëhet fjalë për modelin UWEP, Under Water Entertainment Platform, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 metra e lartë. Hapësira prej 150 metrash katrorë është ideale për festa, dasma apo çdo lloj eventi tjetër.

Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 të ftuar. UWEP përdor tetë motorë dhe bateri me kapacitet 1.2 mWh.

Lexo Edhe:

Ato ofrojnë autonomi deri në 18 orë, me një shpejtësi maksimale prej 4.6 km/h nën ujë. Nëndetësja ka 14 dritare të mëdha akrilike (4,5 metra në diametër).

Në rast rreziku, furnizimi me energji rezervë ruan sistemet më të rëndësishme për 96 orë, derisa të arrijë ndihma, raporton Gizmodo. Ka gjithashtu dhe ndriçim me intensitet të lartë, në mënyrë që të ftuarit të mund të njohin botën në një thellësi prej 200 metrash.