Nëna xheloze pret fytin e vajzës së vogël, burri donte më shumë fëmijën se atë


Gazeta Express
20 Mars 2019 22:59

Një nënë vrau vajzën e saj të vogël pasi u bë xheloze që burri po e donte më shumë atë, raporton Daily Star.

Gruaja 21 vjeçare priti deri sa burri i saj doli nga dhoma përpara se të kryente ngjarjen makabër. Policia raporton se kur burri 26 vjeçar u kthye në dhomë pa duart e saj të lyera me gjak.

Ai pastaj pa edhe trupin e vajzës së vogël të gjithin të mbuluar në gjakun e saj.

Oficerët gjetën një thikë në lavamanin e apartamentit në Rivne, Ukrainë me të cilën mendohet të jetë kryer krimi i tmerrshëm.

Kur emergjenca kishte arritur në skenën e krimit, gruaja emri i së cilës ende nuk është zbuluar nga policia, po pyeste burrin e saj se pse ai po qante.

Nëna e burrit u nda e shokuar nga ngjarja. ”Këtë mëngjes unë lava mbesën time në vaskë, ndërsa tani ajo nuk është më. Nuk mund të besoj që kjo ndodhi në familjen time.”

E dyshuara për vrasje është diagnozuar me një sëmundje në tru, që ka shkaktuar probleme mendore.

Ajo tani përballet me një ekzaminim mendor për të determinuar nëse ajo është e përgjegjshme për veprimet e saj.

Nëse ajo vlerësohet të ketë qenë e përgjegjshme për veprimet e saja, ajo përballet me dënim me burgim deri në 15 vjet./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart