Nëna nga Prishtina e lajmëron në polici djalin që ushtronte dhunë ndaj saj


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 11:34

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një grua ka lajmëruar se djali i saj i mitur në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj, raporton Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, derisa, me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se djali i saj mashkull K-Shqiptar (i mitur), në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart