Nëna me kancer vret vajzën 9-vjeçare, pastaj hidhet nga kati i tetë - Gazeta Express
string(66) "nena-me-kancer-vret-vajzen-9-vjecare-pastaj-hidhet-nga-kati-i-tete"

Gazeta Express

21/01/2020 23:26

Nëna me kancer vret vajzën 9-vjeçare, pastaj hidhet nga kati i tetë

Gazeta Express

21/01/2020 23:26

Një nënë në Siberi ka mbytur për vdekje vajzën e saj 9 vjeçare, pasi e goditi në kokë me një objekt të fortë.

Maria Russkikh, 29 vjeç, është hedhur më pas nga dritarja e katit të tetë…dhe ka mbijetuar.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve të mediave lokale, nëna e të voglës pësoi një krizë mendore kur ndodhi ngjarja shokuese, dhe pak kohë më parë ishte diagnostikuar me kancer.

Russkikh u gjend nga fqinjët e shtrirë në borë duke rënkuar nga dhimbjet, e këta të fundit thirrën më pas shërbimet e emergjencës.

Kur ndihmës mjekët mbërritën në vendngjarje gjetën vajzën 9 vjeçare në apartament të mbuluar me gjak. Ndërkohë u gjet edhe një shënim nga nëna e saj “Nuk mund të jetoj më me këto dhimbje koke të padurueshme. Më falni.”

Në fund të letrës Maria shkruante se e donte shumë vajzën e saj, raporton një burim.