Nëna i jep fëmijës 11 muajsh cigare, videoja habit të gjithë


Gazeta Express
11 Qershor 2019 8:32

Një video që po përhapet me shpejtësi në Instagram ka shkaktuar acarim dhe reagime të shumta kundrejt një gruaje. Në video shikohet një mama, e cila detyron të birin 11 muajsh të konsumojë cigare.

Fillimisht fëmija e refuzon gjestin e të ëmës, por ajo insiston dhe vijon t’ia shtyjë të voglit cigaren në gojë. është një veprim që duket se e kënaq mamanë, pasi në video dëgjohët zëri i saj teksa qesh.

Më vonë dëgjohet zëri i një burri duke thënë “jo, jo”, ndërkohë që fëmija mundohet t’ia marrë cigaren nga dora.

Publikimi i kësaj videoje, e cila zgjat më shumë se 30 sekonda ka ngjallur kritika të shumta.

Të gjithë përdoruesit kritikojnë gruan, e cila besohet të jetë nga Madridi.

Ata thonë se po i vë jetën në rrezik dhe se ajo nuk është një nënë e denjë për të rritur një krijesë të mrekullueshme dhe të pafajshme.

Mujer grabó a su bebé fumando

Te fundit


Kthehu lart