Nëna e Ronaldos: I kam kërkuar Cristianos të shkojë në Sporting - Gazeta Express
string(62) "nena-e-ronaldos-i-kam-kerkuar-cristianos-te-shkoje-ne-sporting"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 13:56

Nëna e Ronaldos: I kam kërkuar Cristianos të shkojë në Sporting

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 13:56

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro u shpreh se nëse Ronaldo nuk do ta mbylli karrierën te  Sporting Lisbonë , djali i tij Cristiano “Cristianinho” Ronaldo Jr do ta bëjë këtë.

Ajo ëndërron ende që një anëtar i familjes së saj të luajë për Sportingun dhe nëse Cristiano nuk e përmbush atë, atëherë djali i tij 11-vjeçar duhet ta bëjë.

Lexo Edhe:

“Ronaldo duhet të kthehet në Sporting, për mua ai do të ishte këtu”, ka thënë fillimisht Aveiro për ADN de Leao.

“Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sportingut. Unë i kam thënë tashmë: ‘Bir, para se të vdes dua të të shoh të kthehesh në Sporting”.

“Le të shohim..”, tha ai, por nëse nuk është ai, është Cristianinho! Në moshën e tij, ai luan më mirë se Ronaldo. Në atë kohë, Ronaldo nuk kishte një trajner, por sot Ronaldo është mësuesi i djalit të tij”, përfundoi nëna e CR7.