Nëna e Ronaldos: Cristiano është i trishtuar, e donte finalen por më tha që s’mund ta bëjë mrekullinë


Gazeta Express
17 Prill 2019 16:30

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka treguar se djali i vet është shumë i pikëlluar me eliminimin nga Liga e Kampionëve, sepse e kishte ëndërruar finalen me Juventusin në sezonin e tij të parë në Torino.

Ajaxi e eliminoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve fantastike, duke mahnitur të gjithë me lojën e treguar, me dy golat e Ronaldos që nuk i mjaftuan gjigantit italian për ta siguruar gjysmëfinalen, shkruan Gazeta Express.

Van de Beek dhe De Ligt shënuan në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1:1.

Holandezët kaluan në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve

Aveiro tha pas ndeshjes së mbrëmshme se megjithëse i biri i saj e donte aq shumë finalen, ai i kishte thënë se nuk mund të bëjë mrekullinë.

“Ai është i trishtuar. Ai donte të shkonte në finale. Do ta bëjë vitin tjetër. Çfarë më tha? ‘Nënë, nuk mund ta bëj mrekullinë’”, tha Aveiro pwr mediat italiane. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart