Nëna e Kim Kardashian është 67 vjeçe: Në krevat jam “e pangopur” dhe e fiksuar - Gazeta Express
string(75) "nena-e-kim-kardashian-eshte-67-vjece-ne-krevat-jam-e-pangopur-dhe-e-fiksuar"

Nëna e Kim Kardashian është 67 vjeçe: Në krevat jam “e pangopur” dhe e fiksuar

Rozë

Gazeta Express

11/11/2022 13:53

Kris Jenner tregon shpesh se është e varur nga marrëdhëniet intime dhe se nuk e ka problem të bëjë dashuri kudo që të jetë

Klani i Kardashianëve është i njohur për skandalet e mëdha dhe për qasje të hapur ndaj tabu temave shoqërore.

Lexo Edhe:

Pos skandaleve, vëmendje tërheqin edhe me dukjen atraktive. Posaçërisht veçohet liderja e klanit, Kris Jenner, e cila është në prag të dekadës së saj të shtatë, ndonëse dukja e saj shkon në favorin e këtij fakti.

Kris duket shumëfish më e re, ndërsa shumica pyesin kush ia fali atë privilegj, ajo hapur flet për marrëdhëniet e saj seksuale me të cilat është e fiksuar.

Prej vitesh ajo ishte e martuar me Bruce Jenner, i cili shkoi një hap më tej – ndryshoi gjininë dhe emrin e tij si Caitlyn Jenner. Kris aktualisht po shijon një lidhje me Corey Gamble (41), i cili e mbështet shumë dhe e ndihmon të relaksohet pasi ka shumë punë për të bërë.

Kris nuk e ka pasur kurrë problem të flasë publikisht për marrëdhëniet e saj intime, si dhe për nevojat e saj. Libri që ajo botoi në vitin 2011 është plot detaje nga jeta e saj intime me Todd Waterman.

Gjegjësisht, ajo e ka cilësuar lidhjen e tyre si të zjarrtë, ndërsa ka treguar se nuk kanë zgjedhur as kohën e as vendin ku do të bëjnë seks.

Kris në libër thekson që kanë pasur marrëdhënie në vetura, në terrene tenisi, në shtëpizën pranë pishinës, në garazh, në shkallë, pra, kudo që kanë arritur.

Ajo, në një emision ka treguar për marrëdhëniet seksuale me partnerin aktual dhe ka paralajmëruar që kanë marrëdhënie të rregullta, ndërsa ai për të mendon se është e pangopshme në shtrat.

Një situatë të cilën e ka përshkruar, mund të shihet vetëm në filma. E bija e saj Khloe mori një informacion se partneri i nënës së saj po takohej me një grua flokëkuqe të zjarrtë, pas së cilës ajo filloi ta ndiqte atë me miken e saj.

Pastaj kanë shkuar deri te hoteli dhe kanë pasur se çfarë të shihnin. Ajo flokëkuqja ishte Kris, e cila ishte kamufluar, sepse i do lojërat e tilla.

Në një rast, Kris ishte aq e eksituar sa që u detyrua nxjerrë jashtë ekipin e xhirimit të reality shout familjar “Në hap me Kardashianët” në mënyrë që ata të dy të bëjnë seks. Skena ka ndodhur në zyrën e Kylie.

Ajo tregon shpesh se kur ka lidhje me të dashurin nuk i intereson as kamerat e as për asgjë, ndërkohë që shpesh ndan eksperienca me vajzat e saj.