Nëna e ish-presidentit me COVID-19 e shtrirë në Infektivë, gjendja e saj është stabile - Gazeta Express
string(85) "nena-e-ish-presidentit-me-covid-19-e-shtrire-ne-infektive-gjendja-e-saj-eshte-stabile"

Nëna e ish-presidentit me COVID-19 e shtrirë në Infektivë, gjendja e saj është stabile

Lajme

Gazeta Express

27/12/2020 17:35

Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19 dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga Infektiva është thënë për Express se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Infektologët në këtë klinikë thonë se gjendja e saj është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Ata bëjnë të ditur se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka./Express/