Nën ndikimin e alkoolit tenton të sulmojë policin në QKUK – arrestohet - Gazeta Express
string(69) "nen-ndikimiin-e-alkoolit-tenton-te-sulmoje-policin-ne-qkuk-arrestohet"

Nën ndikimin e alkoolit tenton të sulmojë policin në QKUK – arrestohet

Gazeta Express

25/05/2020 9:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka tentuar të sulmojë një polic në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Lexo Edhe:

 “QKUK, Prishtinë 24.05.2020-14:25. I dyshuari mashkull kosovar brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.