Negociatat me Shqipërinë, Merkel konfirmon “JO”-në: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi në pranverë


Gazeta Express
18 Tetor 2019 14:51

Nga Brukesli Kaneclarja gjermane Angela Merkel u shpreh e keqardhur për vendimin negativ të dalë nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim.

Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje.

Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje.

Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë.

Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, shtoi Kancelarja.

E pyetur se përse Gjermania nuk e mbështeti një ndarje të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, Merkel tha se të dyja vendet kanë bërë përparime.

“Duhet ti marrim si një të tërë kur vjen çështja tek zgjerimi. Të dy vendet kanë bërë një përparim të shkëlqyer nëse do të shikojmë përparimin në një periudhe 10-vjeçare.  Shqipëria përveç reformës në drejtësi ka ndërmarrë edhe reforma të tjerë. Ndërsa Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit”, u shpreh Merkel.

Te fundit


Kthehu lart