Në vitin 2021 pritet të jetë në dispozicion vaksina kundër HIV-it - Gazeta Express
string(65) "ne-vitin-2021-pritet-te-jete-ne-dispozicion-vaksina-kunder-hiv-it"

Në vitin 2021 pritet të jetë në dispozicion vaksina kundër HIV-it

Gazeta Express

03/12/2019 15:04

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në dispozicion në vitin 2021.

Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen.

Lexo Edhe:

Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm.

Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit, transmeton telegrafi.

Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë e cila i mbron për të mos e fituar virusin, të cilin e bartin 37 milionë njerëz në botë.