Në vitin 2008, vëllezërit Taulant e Granit Xhaka e shprehnin dëshirën e madhe për të luajtur për Kosovën - Gazeta Express
string(103) "ne-vitin-2008-vellezerit-taulant-e-granit-xhaka-e-shprehnin-deshiren-e-madhe-per-te-luajtur-per-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 10:11

Në vitin 2008, vëllezërit Taulant e Granit Xhaka e shprehnin dëshirën e madhe për të luajtur për Kosovën

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 10:11

Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka e kishin një dëshirë të madhe dhe të vetme kur ishin adoleshentë.

Futbollistët e rinj të atëhershëm, përkundër faktit se ishin lindur dhe rritur në Zvicër, dhe që po i përfaqësonin grupmoshat e reja të shtetit “Helvetik”, ëndërronin që një ditë të luanin për Kombëtaren e Kosovës.

Lexo Edhe:

Por, për shkak të rrethanave të ndryshme, ata me kohë u përcaktuan për Kombëtaret që do t’i përfaqësonin: Graniti e zgjodhi Zvicrën, kurse Taulanti Shqipërinë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, gazetari sportiv Arben Berisha e ka publikuar një video të 15 vjetëve më parë, kur dy super-talentët e atëhershëm e shprehnin hapur dëshirën për të luajtur për “Dardanët”.

Taulanti në atë kohë ishte 17 vjeç, kurse Graniti 16.

Taulant Xhaka u bë lojtar i rëndësishëm i Kombëtares shqiptare për shpirtin e tij luftarak, ndërsa u konsiderua si hero pas mbrojtjes së flamurit “Autochthonous” në Beograd.

Ndërsa Graniti po konsiderohet si njëri prej pesë futbollistëve më të mirë në histori të Kombëtares së Zvicrës, shkruan “Gazeta Express”.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, ata vendosën të vazhdonin të luanin për Kombëtaret që i kishin zgjedhur më parë… /Gazeta Express/