Në veri mungojnë vaji, kripa e sheqeri – fillon inskenimi i krizës humanitare


Gazeta Express
25 Qershor 2019 10:13

“Banorët e katër komunave në veri të Kosovës gjenden një hap prej katastrofës humanitare, sepse nëpër shitore mungojnë artikujt themelorë”, vazhdon “Politika”.

Gazeta pretendon se rreth 400 tregtarë privatë, pronarë të shitoreve me artikuj ushqimorë, po planifikojnë t’i mbyllin objektet e tyre, sepse raftet i kanë të zbrazëta, dhe tani e disa ditë nuk u vjen qumështi dhe prodhimet e qumështit, si dhe vaji, sheqeri dhe kripa.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka thënë për “Politikën” se “rezervat e miellit janë shpenzuar, kështu që deri të enjten nëpër rafte nuk do të ketë as bukë”.

Gazeta shkruan se në veri të Kosovës është vërejtur kontroll i shtuar i shërbimeve të inspektimit, të cilët janë në sistemin kosovar.

Para tri ditësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Beogradi po planifikon tërheqjen e mallrave në mënyrë që të shkaktojë katastrofë humanitare.

Te fundit


Kthehu lart