Në vendkalimet kufitare Bogorodicë e Tabanoc pritet deri 30 minuta


Gazeta Express
21 Gusht 2019 9:58

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Rritje të frekuentimit ka në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ku koha e pritjes për dalje nga shteti arrin deri në 30 minuta.

Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Për shkak të punëve ndërtimore në pikë pagesën Tetovë, aksin rrugor Gostivar- Tetovë sot ka ndryshim të regjimit të komunikacionit.

Ndryshim të regjimit të komunikacionit ka edhe në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, aksi Petrovec – Katllanovë.

Te fundit


Kthehu lart