Në vend të bukës së bardhë kjo është buka më e mirë që duhet ta përdorni


Gazeta Express
6 Nëntor 2019 11:15

Shumë njerëz janë alergjikë ndaj glutenit, i cili është një përbërës që gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: biskotat, birra dhe buka e bardhë. Këto produkte që e përmbajnë këtë lloj përbërësi mund të jenë shumë toksike dhe kanë një efekt tejet negativ për shëndetin tonë.

Mirëpo, sipas studimeve të fundit edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga sëmundjet celiake, mund të përjetojnë këtë efekt negativ të glutenit.

Gluteni ka një ndikim negativ sidomos në sistemin e zorrëve. Ky përbërës shkakton një inflamacion te sistemit tretës, i cili mund të çojë në probleme serioze.

Në vend të bukës së bardhë, e cila përmban përbërës shumë të dëmshëm, ju duhet të përdorni bukën që ka vetëm drithëra, gjalpë bajamesh dhe miell bajamesh.  Kjo lloj buke ka shumë proteina, vitamina dhe nuk përmban gluten. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart