Në testet e shkollës së mesme në SHBA, nxënësve u shtrohet pyetja se a është Trump idiot


load
Gazeta Express
1 Tetor 2019 13:01

Në testin e shkollës së mesme në Palm Beach të Amerikës, është shtruar pyetja si në vijim: Presidenti i 45-të, 2017, Republikan, Idiot!

Dhe përgjigja e pyetjes me zgjedhje të shumëfishtë ishte Donald Trump, gjë që irritoi një nga prindërit. Një studente në Shkollën e Mesme Watson B. Dancan në Palm Beach fotografoi testin, të cilin babai i saj, një mbështetës i Trumpit, e postoi në Twitter, shkruan Fox News.

Ai shkroi: “Kjo ishte pyetja e parashtruar në testin e sotëm për vajzën time në shkollë të mesme. Jam i zemëruar. Do të bëj tollovi te drejtori. Indoktrinimi nuk do të vazhdojë”.

Mësuesi që bëri këtë tekst tashmë është shpërndarë në një departament tjetër ndërsa pritet të zhvillohet hetim lidhur me këtë çështje.

Drejtori u tha prindërve se hetimet po vazhdojnë dhe se ai nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.

Quiz question calling President Trump “an idiot” is going viral

Te fundit


Kthehu lart