Në të ardhmen, kura kuantike falë superkompjuterëve - Gazeta Express
string(50) "ne-te-ardhmen-kura-kuantike-fale-superkompjutereve"

Në të ardhmen, kura kuantike falë superkompjuterëve

AutoTech

Gazeta Express

10/03/2021 2:00

Në të ardhmen e afërt, ilaçet e reja nuk do të kërkohen më duke bërë përpjekje të gjata dhe të vështira në laborator, një revolucion i bërë i mundur nga kompjuterët kuantikë, që tashmë kanë zgjuar interesin e disa kompanive të mëdha farmaceutike.

“Bashkëpunimi i parë në këtë sector ishte ndërmjet Boehringer Ingelheim dhe “Google Quantum AI”, divizioni specifik i kompanisë së Mountain View, që planifikon të përdorë algoritmet dhe burimet e “Big G” për të kuptuar sjelljen e një molekule specifike, për shembull ndaj një virusi, pa pasur nevojë për ta krijuar dhe studiuar atë në laborator”, raporton revista “Ieee Spectrum”.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër, kompania shumëkombëshe “Roche” zgjodhi së fundmi “Cambridge Quantum Computing” për të hartuar algoritme me qëllim përdorimin e kompjuterëve kuantikë në fazat e hershme të zhvillimit të terapive.

Kompjuterët kuantikë, ndryshe nga ata ttradicionalë, shfrytëzojnë aftësinë e atomeve për të qenë njëkohësisht në një gjendje “0” dhe “1”.

Një kubit, njësia minimale e informacionit e kompjuterit kuantik (në krahasim me ‘bitin’ e atij klasik), mund të bëjë dyfishin e veprimeve.

“Përparësia është të qenët në gjendje të simulohen molekulat dhe reaksionet kimike më mirë se në superkompjuterët aktualë”, shpjegon Chad Edwards, kreu për Strategjinë në “Cambridge Quantum Computing”,

Sipas ekspertëve, përdorimi i kompjuterëve dhe përllogaritjeve janë tashmë në bazën e zhvillimit të ilaçeve risi, megjithatë, për shkak të strukturës së algoritmeve, kompjuterët e sotëm nuk janë në gjendje të zgjidhin shumë nga problemet reale, që janë sfida kryesore në fazat e hershme të zhvillimit, duke filluar me simulimin dhe analizën e molekulave të lidhura me mekanizmat me të cilët zhvillohen sëmundjet.

Në këtë aspekt, kompjuterët kuantikë kanë potencialin për të krijuar mundësi të reja për risi farmaceutike për një sërë sëmundjesh.