Në skandalin e keqpërdorimit seksual të 14-vjeçares, përfshihet edhe një gjinekolog në Prishtinë - Gazeta Express
string(95) "ne-skandalin-e-keqperdorimit-seksual-te-14-vjecares-perfshihet-edhe-nje-gjinekolog-ne-prishtine"

Në skandalin e keqpërdorimit seksual të 14-vjeçares, përfshihet edhe një gjinekolog në Prishtinë

Gazeta Express

30/09/2020 7:12

Në skandalin e keqpërdorimit seksual të një 14-vjeçare nga Gjilani, është përfshirë edhe një gjinekolog në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme mediat raportuan për një rast të keqpërdorimit seksual të një të miture 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit, nga një person 21-vjeçare. Persona të afërt familjar të vajzës kanë dhënë detaje tronditëse për këtë rast.

Lexo Edhe:

Historia bëhet e ditur se ka filluar në muajin janar kur vajza kishte rënë në kontakt me 21-vjeçarin me iniciale Sh.J. Një burim i ka thënë Gazetës Sinjali se vajza kishte shkuar me 21-vjeçarin për herë të parë në një motel. Ai i kishte premtuar se nuk do të kryente marrëdhënie seksuale, por vajza pa dijeninë e saj ishte keqpërdorur dhe këtë e kishte kuptuar tek pasi kishte pësuar gjakderdhje vaginale.

“Përderisa ata kishin qenë në motel, ajo u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një person tjetër të moshës 30 vjeçare (emër i njohur për redaksinë). Kjo ndodhi me kërkesën e Sh.J, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që të performojë akte të panatyrshme seksuale, me dijeninë dhe nxitjen e tij.”

Rastet e marrëdhënieve seksuale ishin përsëritur derisa vajza kishte bërë një test të shtatzënisë i cili kishte rezultuar pozitiv. Pasi kishte marr këtë lajm, 21-vjeçari e kishte dërguar të miturën tek një gjinekolog në Gjilan, i cili ia kishte përshkruar një terapi për abort por nuk e kishte vulosur e si rezultat vajza nuk kishte mundur të blejë barnat.

“Ajo asokohe, është dërguar në një ordinancë private në Prishtinë, me lokacion rreth 300-400 metra larg stacionit të autobusëve, ku është detyruar që pa dijeninë paraprake dhe pa praninë e prindit apo ndonjë personi të gjinisë femërore t’i nënshtrohet abortit”, thotë ky burim.

Me trauma të forta dhe nën emocione të papërshkrueshme, e mitura ka vazhdur ta rrëfente këtë ngjarje te ky person i afërt me të, duke i thënë se “përveçse nuk isha në dijeni se çka po ndodh, mua më kanë detyruar që të gënjej lidhur me moshën time, sepse unë në atë kohë isha 13 vjeç ndërsa u detyrova të them se jam 15 vjeç.”

Më tutje rrëfen burimi se se viktima ishte dhunuar seksualisht në moshën 13 vjeçare dhe se asaj nuk i kujtohen shume detaje me këtë ngjarje përveç shumës që ka paguar 21 vjeçari për ta kryer abortin.

“Ajo ka thënë se nuk mban mend detaje rreth asaj dite për shkak të tronditjes që ka pësuar, mirëpo vetëm i kujtohet se ai ka paguar shumën prej 500 euro për kryerjen e abortit në këtë ordinancë.”

Policia e Kosovës ka marr urdhër për të arrestuar 21-vjeçarin, ndërsa Sinjali raporton se Prokuroria do t’i caktojë masën e paraburgimit.