Ora e parë në shkolla iu kushtua virusit kinez ‘’ Corona “, drejtoria kërkon të raportohen të gjitha mungesat e nxënësve.
Me orar do të duhej të mësonin Gjuhë Shqipe.
Por, orën e parë të gjithë mësimdhënësit në shkollën ‘’Faik Konica’’ i’a kushtuan virusit kinez ‘’ Corona Virus’’.
Gjersa ligjërohej për këtë virus, disa prej nxënësve ishin pajisur me maska.
E këtu nuk munguan as mjetet dezinfektuese.
Gjersa ligjërohej për këtë virus, nxënësit po siguroheshin të mbajnë shënime.
Dea Nakashaqi, e vlerësoi këtë ligjëratë si mjaft informuese, por ajo pati edhe një kërkesë.
Ani pse nxënësit kanë ankesa për higjienën , ushtruesi i detyrës së Drejtorit në këtë shkollë thotë se këtë javë janë shtuar masat mbrojtëse.
E njëjtë u veprua edhe në shkollën ‘’ Hasan Prishtina’’.
Madje këtu mësuesja, Abetare Rexha, ishte munduar t’ia lehtësonte nxënësve marrjen e këtyre informacioneve.
Përmes një prezantimi me projektor, ajo i shpjegoi atyre për masat parandaluese nga virusi ‘’ Corona Virus’’
Ajo tutje tregon se drejtoria ka marrë një vendim të ri që lidhet me mungesat e nxënësve.
Të gjitha këto masa mbrojtëse po bëhen për shkak të rrezikut të mundshëm nga virusi kinez, i cili deri më tani ka marrë mbi 2700 jetë njerëzish nepër botë.