Në SHBA po lind një lëvizje e re: “Black Lives Matter” - Gazeta Express
string(51) "ne-shba-po-lind-nje-levizje-e-re-black-lives-matter"

Në SHBA po lind një lëvizje e re: “Black Lives Matter”

Gazeta Express

06/06/2020 23:25

Me mijëra qytetarë amerikanë kanë vijuar protestat e tyre për të kërkuar një ndryshim në sistemin penal amerikan dhe gjithashtu për një lëvizje të re për të drejtat civile. Protestat në Amerikë për ndarjen nga jeta të George Floyd janë qetësuar, ndërsa autoritetet kanë thënë se vende të huaja kanë ndërhyrë për të dezinformuar publikun amerikan.

Sheshi përpara Shtëpisë së Bardhë tashmë do të quhet nën sloganin e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Lexo Edhe:

Ka qenë ky vendimi i kryebashkiakut demokrat të Uashingtonit, Muriel Bowser. Ndërsa i kërkoi presidentit Trump që të largojë ushtrinë federale nga Uashingtoni, kryebashkiaku shpërndau në Twitterin e tij edhe një shkrim të madh në rrugët e kryeqytetit amerikan.

Ndërsa protestat tashmë janë në ditën e njëmbëdhjetë të tyre, ato kanë filluar të jenë më të qeta. Mijëra qytetarë në shtete të ndryshme kanë marshuar në mënyrë paqësore kundër racizmit. Por nuk kanë munguar as video të ndryshme në rrjet që shpërndahen nga qytetarët për të treguar për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Pas një incidenti në Buffalo, 57 policë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo njësi për tu sensibilizuar me kolegët. Sipas tyre ata thjesht po zbatonin urdhrat.

Tashmë protestuesit kanë filluar që të artikulojnë qartë kërkesat e tyre. Ndryshimi i sjelljes tregoi vendosmërinë e organizatorëve të marshimeve dhe të protestuesve ditët e fundit për të transformuar zemërimin për vdekjen e Floyd në një lëvizje të re të të drejtave civile në SHBA si dhe për të kërkuar reformimin e sistemit të drejtësisë penale.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë njoftuar për disa vende, por pa përmendur emra, se janë duke manipuluar në mënyrë aktive informacionin për ta përkeqësuar situatën në Shtetet e Bashkuara.

Yje të botës së muzikës, kinematografisë dhe intelektualë të famshëm janë sensibilizuar kundër racizmit. Magjiku i NBA, siç e kanë cilësuar mediet botërore, Michael Jordan, ka njoftuar se do të jap 100 milion dollarë për organizatat që luftojnë kundër diskriminimit racor.