Në Serbi paraqitej si bamirës, në Berlin shkaktoi dëme me miliona - Gjermania dënon me pesë vjet burgim biznesmenin serb - Gazeta Express
string(117) "ne-serbi-paraqitej-si-bamires-ne-berlin-shkaktoi-deme-me-miliona-gjermania-denon-me-pese-vjet-burgim-biznesmenin-serb"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 9:12

Në Serbi paraqitej si bamirës, në Berlin shkaktoi dëme me miliona – Gjermania dënon me pesë vjet burgim biznesmenin serb

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 9:12

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në Serbi ai paraqitej si bamirës.

Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eurosh përmes punës së paligjshme, tha kryetarja e trupit gjykues Christine Klimke gjatë leximit të vendimit në Gjykatën Rajonale të Berlinit të enjten, më 17 korrik.

53-vjeçari (emri i të cilit, madje as inicialet e tij, nuk përmenden në median gjermane) është mbështetur në punën e paligjshme që nga themelimi i kompanisë së ndërtimit.

Edhe pse kjo është e përhapur në industrinë e ndërtimit në Gjermani, nuk mund të thuhet se ai “e ka bërë këtë rastësisht”, tha Klimke.

Që në fillim, qëllimi i tij ishte të transferonte sa më shumë para të ishte e mundur në atdheun e tij, në Serbi dhe të paraqitej atje si barmirës, shpjegoi gjyqtarja, duke shtuar se kompania paguante pagat e punëtorëve në para të gatshme dhe nuk i raportonte ato tek autoritetet kompetente.

Pasuritë me vlerë mbi 20 milionë u konfiskuan
Për të shpjeguar rrjedhjen e parave, janë lëshuar fatura fiktive përmes nënkontraktorëve. Një punonjës nga zyra e e këtij personi u dënua me njëmbëdhjetë muaj burgim me kusht – ndër të tjera për falsifikim dokumentesh. Djali i tij, i cili gjithashtu punonte për kompaninë, u dënua me paralajmërim.

Përveç kësaj, gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e afërsisht shtatë milionë eurove të aseteve nga i pandehuri kryesor dhe 14 milionë euro nga kompania e ndërtimit.

Abuzime serioze në hetim

Në të njëjtën kohë, gjyqtarja kritikoi hetuesit. U zbuluan abuzime serioze, disa prej të cilave ishin qartësisht sistematike dhe shkelnin rregullat themelore procedurale, tha ajo.

Administrata e Përgjithshme e Doganave, në kundërshtim me rregullat, analizoi korrespondencën midis të pandehurit dhe avokatit të tij. Kishte gjithashtu mangësi në menaxhimin e dosjeve dhe shkelje të mundshme të detyrës zyrtare nga punonjësit.

“Përfaqësuesit e shtetit duhet të ndjekin rregullat”, përfundoi gjyqtarja kryesuese, Kristin Klimke.