Në QKUK s’dinë të punojnë me aparatin për leukemi, po e presin një mjek nga Graci


Gazeta Express
17 Prill 2019 18:40

Fëmijët të cilët janë pacientë të QKUK’së edhe për një kohë do të duhet që për diagnostikimin e hershëm të leukemisë të udhëtojnë jashtë vendit. Diagnostikimi i kësaj sëmundjeje nuk do të mund të bëhet edhe për një kohë në Kosovë. Kjo ngase, mjekët tanë po e presin një profesor nga Austria që t’i vëzhgojë gjatë fillimit të punës.

Gentiana HASANI

Janë me dhjetëra fëmijë kosovarë që brenda vitit shkojnë jashtë Kosovës me dyshimet se janë të prekur nga leukemia. E këto dyshime mund t’i vërtetojnë vetëm në spitalet e shteteve fqinje.

Kjo ngase, diagnostikimi i hershëm i leukemisë nuk mund të kryhet në Kosovë. Ani se aparatura e quajtur ‘Floë Cytometri’, për këtë çështje para gjashtë viteve është montuar në njërën nga hapësirat e Repartit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike në QKUK.

Por edhe pse ky aparat është në QKUK, ai nuk është funksional dhe asnjëri nga mjekët aktual të QKUK’së nuk di që ta përdorë atë.

Është një mjek nga Austria i cili pritet që t’i jap shpresë mjekëve të QKUK’së për fillimin e punës së kësaj aparature.

Kështu kanë deklaruar për Express, zyrtarë nga zyra e drejtorit të SHSKUK’së, Basri Sejdiut.

Sipas tyre janë dy specialist të Hemato-Onkologjisë Pediatrike që janë trajnuar jashtë Kosovës për të punuar me këtë aparaturë.

“Zyra për informim ju njofton se dy specialistë të Repartit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike janë trajnuar në Grac të Austrisë për të punuar me Floëcitometer”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK’së.

Kjo aparaturë ishte dhuruar si donacion nga Shoqata e prindërve “Ndihmë fëmijëve me kancer”.

Tutje, rreth kësaj çështjeje zyrtarë nga SHSKUK’ja theksuan se janë siguruar reagensët donacion nga organizata Care for Kosovo Kids.

“… vetëm pritet ardhja e profesor Schëinger nga Graci i Austrisë dhe nën vëzhgimit të tij  do të filloj puna me rastet e para me këtë aparaturë”, sqarojnë tutje nga SHSKUK’ja.

E ndërkohë, aparatura Floë Cytometri është mjeti më i sofistikuar i QKUK-së për diagnostikimin e hershëm të leukemisë. Analiza e cila kryhet nga ky aparat në Maqedoni dhe në Shqipëri kushton 600-700 euro./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart