Në Prishtinë shënohet “Dita pa automjete”


Gazeta Express
22 Shtator 2019 7:58

Komuna e Prishtinës organizon sot një mori aktivitetesh në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare pa automjete.

Më 22 Shtator, në mbarë Botën shënohet kjo ditë, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për shfrytëzimin sa më racional të automjeteve, ruajtjen e shëndetit dhe pakësimin e ndotjes që vje si pasojë e djegies së karburanteve.

Në kuadër të kësaj date, autoritetet komunale kanë paraparë që sot në mesditë në kryeqytet do të organizojnë ecje nga “Newborn” në një gjatësi prej 2.3 kilometrash për të vazhduar më pas me çiklizëm në një stazë prej 3.5 kilometrash.

Paraprakisht komuna e Prishtinës ka ndërmarr masat për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në këtë zonë, me qëllim për të inkurajuar të gjithë që të përdorin sa më pak vetura dhe në këtë mënyrë të jenë pjesë e nismave globale për një mjedis urban më të shëndoshë.

Te fundit


Kthehu lart