Në Prishtinë 1.536 raste aktive me Covid-19, Ahmeti thotë se situata është shqetësuese - Gazeta Express
string(85) "ne-prishtine-1-536-raste-aktive-me-covid-19-ahmeti-thote-se-situata-eshte-shqetesuese"

Në Prishtinë 1.536 raste aktive me Covid-19, Ahmeti thotë se situata është shqetësuese

Gazeta Express

06/08/2020 20:01

Prishtina është komuna me më së shumti raste të konfirmuara me Covid-19 në Kosovë. Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, shprehet shumë i shqetësuar derisa bën thirrje për kujdes.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3103 raste me #covid19 prej të cilave 1536 raste janë ende aktive. Kemi 1533 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 34 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, u shpreh ai.

Lexo Edhe:

Ahmeti bën apel që të mbartni maskën, e cila mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.