Në prezencë të Kurtit, Bulliqi fton që kundërshtarët të goditen me bisht sakice - Gazeta Express
string(78) "ne-prezence-te-kurtit-bulliqi-fton-qe-kundershtaret-te-goditen-me-bisht-sakice"

Në prezencë të Kurtit, Bulliqi fton që kundërshtarët të goditen me bisht sakice

Gazeta Express

24/11/2020 15:20

Tashmë ka filluar fushata zgjedhore e kandidatëve për kryetar komune të Podujevës, shkruan Gazeta Express.

Kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, ndërkohë që përkrah kishte kreun e VV-së, Albin Kurtin u prit nga një familje e Llapit.

Lexo Edhe:

Në një video dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, Bulliqi në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.

Kujtojmë se nga radhët e PDK-së, kandidat për kryetar komune në Podujevë është Naim Fetahu, ndërsa nga radhët e LDK-së është Nexhmi Rudari.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe në Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor, mirëpo zgjedhjet do të mbahen sipas udhëzimeve të IKSHPK-së për shkak që të parandalohet përhapja e COVID-19. /Express/

Bulliqi: Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë bon – 23.11.2020 – Klan Kosova