Në prag të vendimit të Gjykatës, VV-ja konfirmon se nesër planifikon t'i nxjerrë 5 mijë persona në shesh - Gazeta Express
string(101) "ne-prag-te-vendimit-te-gjykates-vv-konfirmon-se-neser-planifikon-ti-nxjerre-5-mije-persona-ne-sheshhh"

Gazeta Express

27/05/2020 11:27

Në prag të vendimit të Gjykatës, VV-ja konfirmon se nesër planifikon t’i nxjerrë 5 mijë persona në shesh

Gazeta Express

27/05/2020 11:27

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nesër do të mbajnë provën e dytë për protestë në shesh të Prishtinës. Kësaj here pritet të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, kjo po bëhet “pas interesimit e kërkesave të shumta të qytetarëve”, shkruan Gazeta Express

Më së largu, deri të premten, pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin.

Lexo Edhe:

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, po planifikojnë që nesër të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.

Mirëpo, kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Kurti ka mohuar sot se lehtësimi i kufizimit të masave ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për protesta, duke thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga sekretariati për media.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, kanë thënë nga LVV-ja.

Kjo provë për protestë pritet të fillojë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’. /GazetaExpress/