Në prag të vdekjes çifti kurorëzojnë dashurinë në spital - Gazeta Express
string(56) "ne-prag-te-vdekjes-cifti-kurorezojne-dashurine-ne-spital"

Në prag të vdekjes çifti kurorëzojnë dashurinë në spital

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 23:18

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me COVID-19 vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre në spital.

Ata i thanë njëri tjetrit “PO” vetëm disa momente para se dhëndri të futej në respirator, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Lexo Edhe:

Elizabeth Kerr, 31 vjeç dhe partneri i saj Simos O’Bryan shkuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.

Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital.

Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Teksa personeli tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe që prej datës 12 janar ai ndodhet në kujdesin intensiv.