Në pikat kufitare të Bogorodicës dhe Tabanocit pritet deri 45 minuta


load
Gazeta Express
10 Gusht 2019 13:50

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata dhe ka rritje të intensitetit të qarkullimit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc.

Sipas LAMM koha e pritjes për dalje nga vendi në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc është nga 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.

Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart