Në një godinë të braktisur, policia gjen të vdekur një person - Gazeta Express
string(60) "ne-nje-godine-te-braktisur-policia-gjen-te-vdekur-nje-person"

Në një godinë të braktisur, policia gjen të vdekur një person

Gazeta Express

23/10/2020 14:01

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë.

Lexo Edhe:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.