Në nëntor do të mbahet kongresi Kosovë-Shqipëri i kryetarëve të komunave - Gazeta Express

Në nëntor do të mbahet kongresi Kosovë-Shqipëri i kryetarëve të komunave

Lajme

Gazeta Express

04/07/2020 13:43

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka njoftuar se në nëntor të këtij viti do të mbahet kongresi i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Tahiri ka thënë se këtë projekt e ka iniciuar tash e disa vite dhe në fund do të ndodhë, raporton Gazeta Express.

“Jam i privilegjuar që më në fund e bëra të mundshme. Kongresi Kosovë-Shqipëri i kryetarëve të komunave, një projekt të cilin e kam inicuar për vite. Kongresi do të mbahet në nëntor 2020 në Tiranë. Dy qeverisë janë të përkushtuara për të përkrahur plotësisht këtë me qëllimin të ngritjes së efektivitetit të qeverisjes, përgjegjshmërisë dhe transparencës në shërbim të qyetarëve tanë. Një agjendë do të publikohet së shpejti pas një takimi të parë mes përfaësuesve të dy qeverive në Prishtinë”, ka thënë Tahiri./Express/