Sot gjatë ditës në zyrat e OVL UÇK-së në Prishtinë janë dërguar dosje të reja, të cilat sipas kësaj organizate rrjedhin nga Specialja.
Në një konferencë për media, kjo organizatë ka deklaruar se në momentin kur kanë ardhur dosjet, në zyrat e tyre po mbahej një takim me KFOR-in gjerman.
“KFOR-i në Gjerman ishte në takim kur kanë ardhë dosjet e Speciales. KFOR-i gjerman i ka fotografuar. Siguria jonë është zero në atë kuptim”, ka thënë kjo organizatë.
Organizata ka bërë të ditur se sot i është dërguar edhe propozim-aktakuza për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, derisa veteranët kanë publikuar edhe tre emrat e tjerë që janë në këtë propozim-aktakuzë.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....