Në Mitrovicën e Jugut vendoset "porta dezinfektuese" - Gazeta Express
string(50) "ne-mitrovicen-e-jugut-vendoset-porta-dezinfektuese"

Gazeta Express

03/04/2020 19:39

Në Mitrovicën e Jugut vendoset “porta dezinfektuese”

Gazeta Express

03/04/2020 19:39

Një portë për dezinfektimin e qytetarëve është vendosur sot në sheshin e qytetit të Mitrovicës së Jugut, afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”.

Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari Agim Bahtiri, i cili tha se ndonëse në Mitrovicën e Jugut ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19, komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus.

Lexo Edhe:

Bahtiri po ashtu ka thënë se ky donacion, nga djemtë e tij nga Holanda, është shumë i nevojshëm, pasi që do t’ju mundësoj secilit qytetar që del të kryejl dezinfektimin përmes kësaj porte.

“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia, me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash Bahtiri.