Në minutat e fundit të qeverisjes, Kurti shkarkon edhe një bord - Gazeta Express
string(62) "ne-minutat-e-fundit-te-qeverisjes-kurti-shkarkon-edhe-nje-bord"

Në minutat e fundit të qeverisjes, Kurti shkarkon edhe një bord

Gazeta Express

03/06/2020 10:37

Qeveria në detyrë ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri, por nuk i ka treguar emrat e tij.

Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka ndarë 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente.

Lexo Edhe:

Ndryshe, Qeveria ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të paraparë do të transferohen”, tha Kurti.