Në Meksikë zbulohet varrezë masive me 113 kufoma - Gazeta Express
string(48) "ne-meksike-zbulohet-varreze-masive-me-113-kufoma"

Gazeta Express

25/11/2020 9:42

Në Meksikë zbulohet varrezë masive me 113 kufoma

Gazeta Express

25/11/2020 9:42

Autoritetet meksikane njoftuan të martën se kanë zbuluar një varrezë masive në rajonin perëndimor, Jalisco.

Sipas medieve lokale, në këtë varrezë që u zbulua në qytetin El Salto janë gjetur trupat e së paku 113 personave, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tridhjetë trupa, përfshirë trupat e dy grave, tashmë janë identifikuar nga të afërmit, ndërsa puna për identifikimin e trupave tjerë është duke vazhduar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, nga viti 2006 deri në vitin 2020, në varrezat masive që janë zbuluar në rajonin Jalisco janë gjetur trupat e 897 personave.

Në nivel vendi, nga viti 2006 janë gjetur 6.900 trupa në 4.092 varreza sekrete në mbarë territorin e Meksikës, bënë të ditur autoritetet.

Në Jalisco operon karteli i drogës “Gjenerata e Re e Jaliscos”, që është një ndër bandat më të dhunshme dhe më të fuqishme kriminale në Meksikë.

Ndryshe, Meksika është një ndër shtetet me më së shumti vrasje në botë. Në listën e qyteteve botërore me më së shumti vrasje për 100.000 banorë në vitin 2019, pesë të parat janë qytete meksikane.