Në Lapidariumin e Muzeut po mbahet ekspozita me fotografitë e zhvillimit të qytetit të Prishtinës - Gazeta Express
string(97) "ne-lapidariumin-e-muzeut-po-mbahet-ekspozita-me-fotografite-e-zhvillimit-te-qytetit-te-prishtines"

Në Lapidariumin e Muzeut po mbahet ekspozita me fotografitë e zhvillimit të qytetit të Prishtinës

Arte

Gazeta Express

20/03/2023 15:10

Në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës po mbahet ekspozita me fotografitë e zhvillimit të qytetit të Prishtinës ndër vite dhe takim i përbashkët me qytetarët e Prishtinës.

Ky aktivitet organizohet në kuadër projektit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prishtinës dhe ka për synim identifikimin e shënjuesve të rëndësishëm në qytet, përfshirë rëndësinë që kanë për qytetarë ndërtesat, hapësirat publike, rrugët por edhe aspektet jo-fizike.

Lexo Edhe:

E gjithë kjo do t’i shërbejë konsolidimit të kufijve të qendrës historike dhe zonës mbrojtëse të saj dhe së bashku me studimin preliminar të strukturës urbane do të hapin rrugë drejt përcaktimit të kategorive të ndërhyrjes për strukturën urbane të qendrës historike dhe menaxhimit të integruar të saj.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

/Express/