Në kohë pandemie, drejtori i Komunës së Mitrovicës marton djalin me dasmë, fotot i publikojnë në internet - Gazeta Express
string(103) "ne-kohe-pandemie-drejtori-i-komunes-se-mitrovices-marton-djalin-me-dasem-fotot-i-publikojne-ne-internet"

Në kohë pandemie, drejtori i Komunës së Mitrovicës marton djalin me dasmë, fotot i publikojnë në internet

Gazeta Express

04/08/2020 12:42

Para dy netësh në Hotelin Lux në Mitrovicë, nikoqir ishte një zyrtar i lartë i Komunës së Mitrovicës. Drejtori Naser Muja ka martuar djalin A. Muja, për të cilin ka organizuar edhe ceremoni.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një dasmë në këtë hotel është ndërprerë, pasi nuk lejohet me ligj.

Lexo Edhe:

“Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia.

Gazeta ka provuar të flasë edhe me drejtorin në fjalë, Naser Mujën, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonatë e nuk ka kthyer as përgjigje me SMS.

Sidoqoftë, se ka pasur organizim natën e mbrëmshme, e konfirmojnë edhe reagimet e stafit. Përveç shefes S.F, edhe menaxheri i hotelit ka thënë se ajo “ishte darkë familjare” dhe sipas tyre “jo dasmë”.

Mirëpo, “Jepi zë” ka siguruar pamje nga organizimi që nuk duket thjesht “darkë”. Ai organizim, në fakt, ishte dasmë pasi shihet çifti dhe mysafirët, ani pse është e ndaluar me ligj.

Duhet theksuar se, sipas vendimit të Qeverisë, ndalohen dasmat brenda dhe jashtë si dhe tubimet me mbi 5 persona.

Ndryshe, në Mitrovicë po vazhdojnë të mbahen dasmat edhe pse nuk lejohet. Inspektorati, sipas informacioneve, ka shqiptuar edhe gjoba, për të cilat do të raportohet ndërkohë.