Në Klinikën infektive janë hospitalizuar 36 pacientë me grip, një në gjendje të rrezikshme për jetën - Gazeta Express
string(99) "ne-kliniken-infektive-jane-hospitalizuar-36-paciente-me-grip-nje-ne-gjendje-te-rrezikshme-per-jeten"

Në Klinikën infektive janë hospitalizuar 36 pacientë me grip, një në gjendje të rrezikshme për jetën

Gazeta Express

19/02/2020 19:30

Në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 24 pacientë. Janë hospitalizuar gjithsej 36 pacientë me grip dhe komplikime, informuan sot nga ky institucion publik shëndetësor.

Nga Reparti për mjekim intensiv, siç theksuan dje nga Klinika, në gjendje të rrezikshme për jetën është një pacient 38-vjeçar, i cili ka bronkopneumoni masive dhe është në ventilim mekanik me grip të konfirmuar të tipit AH1.

Lexo Edhe:

Nga Klinika për sëmundje infektive dje theksuan se fundjavën e kaluar ka ndërruar jetë një pacient 86-vjeçar me bronkopneumoni masive, si komplikim nga gripi i tipit AH1. Pacienti kishte edhe demencë dhe paraprakisht edhe tuberkulozë. Ky është rasti i dytë i vdekjes nga komplikimet e gripit pas javës së kaluar kur një vajzë ndërroi jetë në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.