Në këtë video shihet e punësuara në gjykatë duke marrë ryshfet për të ndryshuar vendim gjyqësor


Gazeta Express
10 Qershor 2019 9:56

Dosie.mk publikon një video ku shihet një e punësuar në Gjykatën themelore në Shkup si merret vesh dhe merr ryshfet që të kontraktojë një gjykim. Bëhet fjalë për një të punësuar në departamentin e kontesteve ekonomike

E punësuara nga familja e një të dënuari për grabitje ka kërkuar dhe ka marrë 6500 euro për gjoja të kontraktojë gjykim në Gjykatën e Apelit që të gjykimi të bije, gjegjësisht të shfuqizohet. Familja pajtohet dhe i kanë dhënë paratë të cilat ajo i ka futur në xhep, ndërsa gjykimi për shkak të gabimeve në procedurë është shfuqizuar dhe është kthyer në gjykim të serishëm.

E dyshuara e cila gjendet në video edhe vet ka shikuar nëse ndokush po e xhiron. Videoja nuk ndalet këtu por ka pjesë ku ajo përmendë emra të gjykatësve që kanë vendosur për lëndën por sipas palëve asnjëherë nuk kanë kërkuar as nuk kanë marrë para dhe as nuk kanë asnjë lidhje me të dyshuarën. Sipas burimeve nga gjykatat e Shkupit, ajo edhe një herë tjetër ka qenë e përzier në aktivitete të ngjashme të paligjshme.

Rasti do të paraqitet në polici dhe prokurori. Jozyrtarisht në gjykatë flitet se policia tash më ka biseduar me të dyshuarën, por tani për tani nuk ka informata më të detajuara.

Te fundit


Kthehu lart