Në këtë vend femrat nuk do paguajnë asnjë qindarkë kur janë me cikël - Gazeta Express
string(68) "ne-kete-vend-femrat-nuk-do-paguajne-asnje-qindarke-kur-jane-me-cikel"

Në këtë vend femrat nuk do paguajnë asnjë qindarkë kur janë me cikël

Gazeta Express

26/11/2020 8:59

Pas katër vjet protesta dhe demonstrata publike, më në fund qeveria skoceze ka miratuar ligjin për shpërndarje falas të produkteve menstruale, lajm ky që lumturon çdo femër.

Akti normativ u miratua unanimisht në fazën finale të martën mbrëma dhe u dha të gjithë autoriteteve vendore detyrën e shpërndarjes dhe furnizimit me produkte menstruale për këdo që ka nevojë.

Lexo Edhe:

Ligji i ri u mbështet nga shumë gra kudo nëpër botë dhe Skocia tashmë shihet si shembull.

Monica Lennon, zëdhënësja e organizatës për shëndetin e punëtorëve skocezë, tha për “The Guardian” : “Ky do të jetë një ndryshim rrënjësor në jetën e çdo gruaje apo vajze që ka cikël menstrual. Ka pasur shumë progres në nivel komunitar dhe vendor për t’i dhënë një mundësi dinjitetit femëror. Ka ndryshuar mënyra sesi periodat shihen apo qasen”.

Sipas organizatave bamirëse, periudha e karantinës ka sjellë vështirësi në përballimin e blerjes së produkteve higjienike dhe mesatarisht një femër shpenzon mijëra lekë për to.

Ky hap i ri ndihmon shumë të reja nëpër shkolla, universitete si dhe restorante, bare apo pub-e publike, madje dhe klube futbollit. Me shpresën se Skocia do t’i hapë sytë shumë shteteve nëpër botë, sot në emër të të gjithë fermave, le të gëzojmë!