Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër me qëllim ekstradimi - Gazeta Express
string(103) "ne-kerkim-nga-italia-per-shfrytezim-prostitucioni-arrestohet-39-vjecari-ne-shkoder-me-qellim-ekstradimi"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 10:47

Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër me qëllim ekstradimi

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 10:47

Klodian Ndogaj (Jakini), 39 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

Lexo Edhe:

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian. 

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.