Në këmbë drejt ‘objektivit’ dhe me çorape në kokë, si vidhte grupi shqiptar në Greqi


Gazeta Express
15 Maj 2019 21:19

Me armë dhe thika, shkonin qetësisht në këmbë afër pikave të karburanteve apo shtëpive dhe vidhnin.

Me maska apio kapuçë për të fshehur identitetin, grupi i shqiptarëve kishte këyrer një mori grabitjesh në një sërë zonash në Athinë.

Por policia greke i ka vënë në pranga shqiptarët, të moshës midis 22 dhe 41 vjeçare. Në total 6, shqiptarët grabisnin përgjithësisht të ndarë në grupe me dy apo pesë persona. Hajdutët shkonin në këmbë drejt objektivit dhe vidhnin nëpërmjet kërcënimit të armëve. Madje në shumë raste, shqiptarët u vidhnin dhe makinat qytetarëve të cilëve u hynin në shtëpi.

Në kontrollin që i është kryer banesave të tyre janë gjetur armët por edhe një sasi prej 1 kg droge. Nën sekuestro janë vënë rreth 4 makina të grabitura. Një prej grabitësve rezultonte të ishte veçanërisht i rrezikshëm, pasi ishte dënuar disa herë me dhjetëra vjet burgim për vrasje, grabitje me armë, drogë dhe shumë akuza të tjera./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart