Në Jarinjë arrestohet një person për krim të organizuar, mediat serbe thonë se është ish-polic - Gazeta Express
string(93) "ne-jarinje-arrestohet-nje-person-per-krim-te-organizuar-mediat-serbe-thone-se-eshte-ish-polic"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 23:02

Në Jarinjë arrestohet një person për krim të organizuar, mediat serbe thonë se është ish-polic

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 23:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Jarinjë ka ndaluar një person me iniciale M.J i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit personi kërkohej për krim të organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Lexo Edhe:

“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.”, thotë Policia e Kosovës.

Mirëpo, portali Kosova online ka shkruar se bëhet fjalë për një serb nga Leposaviqi, ish-pjesëtar i policisë, por pa specifikuar se cili.

Bashkëshortja e të arrestuarit ka thënë për këtë media se M.J është marrë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në drejtim të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Për këtë rast ka raportuar edhe Shërbimi Publik i Serbisë, duke treguar emrin dhe mbiemrin e plotë të personit të arrestuar, si dhe informacionin e saktë se ai është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës”, thuhet në artikullin e tyre.