Në Itali me viza turistike, dy shqiptarët hapin një rrjet trafiku kokaine - Gazeta Express
string(72) "ne-itali-me-viza-turistike-dy-shqiptaret-hapin-nje-rrjet-trafiku-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 14:00

Në Itali me viza turistike, dy shqiptarët hapin një rrjet trafiku kokaine

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 14:00

Dy shqiptarët e moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, janë arrestuar pasditen e së enjtes nga karabinierët e Ricciones për trafik droge.

Bëhet me dije se arrestimi u kryer pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët të alarmuar nga turet e çuditshme të të huajve, lajmëruan policinë.

Lexo Edhe:

Hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës. Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku u gjetën disa doza kokainë gati për t’u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.

Avokati i tyre, Marco Bosco kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit, dhe kërkoi vendim të shkurtuar nga gjyqtari, i cili pranoi kërkesën dhe urdhëroi t’iu ndalohej qëndrimi në Rimini deri në seancën e radhës më datë 3 prill./Gazeta Express