Në institucione korrektuese fillon viti i ri shkollor 2021/22 - Gazeta Express
string(61) "ne-institucione-korrektuese-fillon-viti-i-ri-shkollor-2021-22"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:33

Në institucione korrektuese fillon viti i ri shkollor 2021/22

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:33

Si në të gjithë vendin edhe në institucionet korrektuese ka filluar vitit i ri shkollor 2021/22. Në kuadër të  programeve për risocializimin, riedukimin dhe korrektimin e të burgosurve, SHKK ofron edhe shkollim për të burgosurit, njofton ky SHKK.

“Procesi mësimor zhvillohet në  Qendrën Korrektuese Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan  dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan , ndërsa  sipas rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së janë marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19.

Lexo Edhe:

Gjatë kësaj periudhe kohore nga paralelet e ndara të shkollave amë në institucionet korrektuese është bërë furnizimi me material shkollor për vitin 2020/2021, artikujt mësimor kanë arritur në institucionet korrektuese ku zhvillohet procesi mësimor.

Numri i nxënësve të cilët  kanë shprehur interesuar për tu regjistruar në vitin shkollor 2020 /221 është 73 nxënës, ndërsa nga ky numër në tri drejtime të reja në klasë të X– ta, interesimin  për tu regjistruar kanë shprehur  38 nxënës.

Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, e të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri”, thuhet në njoftimin e tyre.