Në gjyqin e Tahirit dhe ish drejtorit të Policisë, përfaqësuese të ambasadës amerikane nuk i ndahen çështjes


Gazeta Express
19 Shtator 2019 11:00

Gjykata për Krime të Rënda është duke dëgjuar mbrojtjen e ish drejtorit te Policise së Vlorës, Jaeld Çelës.

Jaeld-Çela

Avokati Gentian Rumano prej një ore duke konsideruar hetimin e Prokurorisë si të paplotë dhe renditur një sërë shkresash ku drejtoria e Policisë së Vlorës, nën firmen e Çelës ka bërë shkatërrimin e disa parcelave të kultivuara, si dhe në disa raste ka referuar edhe vëllezërit Habilaj.

Sa i takon përgjimeve dhe të dhënave të përftuar nga tabulatet telefonike, avokati tha se në asnjë rast prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të vërtetuar se personi që i referohen në përgjime është Jaeld Cela apo jo.

Më tej, sipas mbrojtjes ish drejtori ka qenë në këtë detyrë vetëm për një episod të trafikut dhe as për këtë prokuroria nuk ka renditur veprimet që ka bërë në kuadër të bashkëpunimit.

Prokuroria akuzon Jaeld Çelën, i cili është në kërkim se ka lehtësuar veprimtarinë kriminale të grupit të Habiljave.

Ne seancen e sotme, mesohet se te pranishme ne sallen e gjyqit jane edhe dy perfaqesuese te ambasades amerikane.

Te fundit


Kthehu lart