Në Gjinekologjinë e QKUK-së deri më tani janë trajtuar 50 shtatzëna me COVID-19 - Gazeta Express
string(78) "ne-gjinekologjine-e-qkukse-deri-me-tani-jane-trajtuar-50-shtatzena-me-covid-19"

Në Gjinekologjinë e QKUK-së deri më tani janë trajtuar 50 shtatzëna me COVID-19

Gazeta Express

23/10/2020 10:20

Pandemia COVID-19 ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Dr. Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike thotë se “numri i shtatzënave të prekura me COVID-19 nga 16 marsi e deri më 20 tetor, janë 50 shtatzëna të infektuara me COVID-19, të cilat janë trajtuar në repartin dedikuar vetëm për COVID-19, në Konzervativë në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike” u shpreh ai.

Lexo Edhe:

Si sfidë kryesore në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK është organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatzënave.

“Sfidat kryesore të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në periudhën e pandemisë kanë qenë: përballja me një virus të panjohur, si dhe organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatzënave, lindjen e tyre dhe në raste të veçanta edhe operacionet e pacientëve të prekur me COVID 19, testimi i tyre dhe trajtimi në mënyrë sa më dinjitoze i pacientëve”, thotë Ismaili.

Ndërsa, pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar që të ketë një numër më të vogël të lindjeve në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK.